Përfaqësuesja e Zvicrës nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e njërit nga futbollistët kryesorë ndaj Kosovës në ndeshjen miqësore të 29 marsit.

Marketing

Bëhet fjalë për portierin, Yann Sommer, i cili nuk do të mund të luajë ndaj “Dardanëve”, ngase ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Zvicrës përmes një njoftimi.

“Përfaqësuesja zvicerane për meshkuj do të duhet të bëjë pa Yann Sommer në ndeshjet ndërkombëtare kundër Anglisë dhe Kosovës. Portieri rezultoi pozitiv me koronavirus pasditen e së martës. Sommer është në izolim në një dhomë hoteli në Marbella me simptoma të lehta”, thuhet në njoftimin e Federatës zvicerane të futbollit.

Zvicra dhe Kosova do të ballafaqohen më 29 mars me fillim nga ora 18:00 në një ndeshje kontrolluese./albora.ch/

Lexo edhe:

Rrahmani: Privilegj të luaj për Kosovën
Marketing