Marketing

Numri i mjekëve aktivë në Zvicër po rritet, por Konfederata çdo vit po bëhet gjithnjë e më e varur nga vendet e huaja. Kështu del nga “Statistikat Mjekësore 2021” të prezantuara sot nga Federata e Mjekëve Zvicerane (FMH). 

Vitin e kaluar, në tokën zvicerane kishte 39,222 mjekë aktivë, një rritje prej 1,9% (720 persona) krahasuar me vitin 2020, bën të ditur sot organizata në një shënim. Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së numrit të mjekeve femra në biznes (+694), ndërkohë që ka pasur vetëm një progres të lehtë tek mjekët meshkuj (+26), transmeton albora.ch. 

Sipas FMH-së, përqindja e grave në personelin mjekësor arriti në 44.9% në fund të vitit 2021. Për krahasim, përqindja e mjekeve femra në vitin 2000 ishte vetëm 29.1%.

Nga më shumë se 39,500 mjekë që ushtrojnë praktikën në Zvicër, 15,077 e kanë marrë diplomën e tyre mjekësore jashtë vendit. Krahasuar me një vit më parë, pesha është rritur me 1 pikë përqindje, duke arritur në 38.4%. Ky është një trend që ka filluar gjatë shtatë viteve të fundit – në vitin 2014 kjo përqindje ishte 31% dhe shumica e mjekëve të huaj, saktësohet, vijnë nga Gjermania (51.8%). Pasojnë Italia (9.2%), Franca (7.2%) dhe Austria (6.0%). 

Në sektorin ambulator, vëren FMH, përqindja e mjekëve të huaj është 36,4%, kundrejt 40,7% në sektorin spitalor. Sipas organizatës, varësia nga vendet e huaja është ende e destinuar të rritet. Në vitin 2021, 1118 mjekëve iu dha një diplomë federale. Po atë vit Komisioni i Profesioneve Mjekësore (MEBEKO) njohu 2736 diploma të huaja.

Në vitin 2021, mosha mesatare e mjekëve është rritur pak në 50 vjeç, por një në katër mjekë është mbi 60 vjeç. Statistikat tregojnë se mosha mesatare është njëmbëdhjetë vjeç më e lartë në ambientet ambulatore (55 vjeç) krahasuar me ata që ushtrojnë profesionin në sektorin spitalor (44 vjeç). Për krahasim, në vitin 2005, mesatarja ishte 52 vjet në ambulancë dhe 40 vjet në sektorin spitalor. Në sektorin e fundit, sa më lart të ngrihesh në hierarki, aq më shumë pesha e mjekeve femra ulet ndjeshëm. 

Në mesin e mjekëve ndihmës mbizotëron përqindja e femrave (59,5%), pastaj vazhdon të bjerë: është 49,8% tek klinikat, 29,5% tek mjekët ndihmës dhe 15,3% tek mjekët kryesorë. Në të ardhmen, shpjegon FMH në njoftimin e saj për shtyp, për të siguruar qarkullimin e specialistëve të kualifikuar. /albora.ch/

Marketing