Zyrtarët amerikanë janë në bisedime për t’i dërguar shtetin e vogël të Surinamit në Amerikën Jugore, afganët që ndodhen në Kosovë e që nuk i kanë kaluar testet e sigurisë për të hyrë në ShBA.

Marketing

Ambasadori i Surinamit në ShBA ka konfirmuar se bisedimet me ShBA-në janë në fazën preliminare shkruan The Wall Street Journal.

“Jemi duke e konsideruar. Në përgjithësi Surinami është shtet ku njerëzit mund të adaptohet shpejt”, ka thënë ai.

ShBA ka dërguar në Kampin Bondsteel në Kosovë një numër të konsiderueshëm të afganëve të cilët u larguan nga regjimi i talebanëve.

Presidenti i Surinamit u takua me Sekretarin Blinken të enjten. Ky shtet është një nga më të larmishmit në Amerikën Latine, me grupe popujsh si afrikanët, indianët, kinezët e japonezët.

Grupi i afganëve që janë në Kosovë u tha SHBA-ve se ata kanë shqetësime rreth planit për t’i dërguar ata në Surinam për shkak të nivelit të krimit në vend dhe prodhimit të ulët ekonomik, sipas disave që folën për The Wall Street Journal.

Marketing