Komuna e Prishtinës ka njoftuar se e ka ndryshuar çmimoren e biletave për autobusët e Trafikut Urban, duke e rritur biletën nga 40 në 50 cent.

Marketing

E lidhur me këtë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, të cilët përmes një komunikate kanë shkruar se shtrenjtimi i transportit për 25 përqind, erdhi si shkak i koalicionit LDK dhe PDK.

“Sot, Komuna e Prishtinës njoftoj se çmimi i biletës së rregullt, prej datës 31 janar, pra nesër, do të jetë 25% më i lartë. Nga premtimi për transport falas, arritëm te transporti 25% më i shtrenjtë. Kjo është PDK-ja, ky është koalicioni LDK-PDK që qeverisë me Prishtinën”, thuhet në komunikatën e tyre.

Gjithashtu, VV ka përmendur se PDK gjatë fushatës zgjedhore në Prishtinë, premtonte transport publik falas.

“Drejtorinë e Shërbimeve Publike, e ku përfshihet transporti publik, në Komunën e Prishtinës e udhëheq PDK-ja”, kanë shkruar tutje.

Marketing