Shqiptari Ergys Dashi është vrarë në Ekuador, raportojnë mediat atje. Sipas burimeve policore, Dashi kishte pasur lidhje me trafikun e drogës.
Marketing
Akti i dhunshëm u regjistrua natën e së shtunës së 22 janarit, rreth orës 19:00.
Në vendngjarje ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 shenja të fishekëve. Sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit, gjithashtu konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës.
Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në laboratorin e kriminalistikës u konfirmua identiteti dhe origjina e tij nga Shqipëria.
Po ashtu një vajzë e identifikuar si Angie Romero, mbeti e plagosur. /albora.ch/
Marketing