Granit Xhaka, gjatë një interviste për “Sky Sports”, e pranoi se pas dy kartonave të kuq në këtë sezon, duhet të përmisohet.

“Nuk është se po e planifikoj këtë, nuk është se po e bëj këtë me qëllim. Ky jam unë. Nuk mund ta ndryshoj veten nga sot në nesër. Sigurisht që duhet të përmirësohem dhe e di që duhet të përmirësohem” tha Xhaka për ‘Sky Sports’, transmeton albora.ch.

Marketing

Derisa ka shtuar se ndonjëherë, ai është në një pozicion ku duhet të vendos me 50:50, ku sipas tij është e rrezikshme, pasi thotë se njerëzit do të thonë, po por pse merrni gjithmonë rreziqe?

“Në fund, pas lojës, të gjithë janë më të zgjuar se në këtë moment, edhe unë. Sigurisht, kur e shoh përsëri tani dhe them: A duhet të shkoj në duel apo jo? Jo .Por është një moment, një sekondë, ku duhet të marr një vendim dhe këtë herë bëra një vendim të gabuar dhe më vjen keq për ekipin, më vjen keq për tifozët, por falë zotit ata bënë një punë të mrekullueshme pas kësaj” ka thënë Xhaka ndër të tjera./albora.ch/

Marketing