Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim te përjetshëm për Përparim Ademin, i cili akuzohet për vrasjen e dy motrave në zonën e Astirit, Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit.

Marketing

Kjo ngjarje ka ndodhur më 31 dhjetor 2020.

Autori i ngjarjes, i cili më herët mbajti mbiemrin Tela, aktin e rëndë e kreu në prezencën e dy fëmijëve të mitur të bashkëjetueses së tij Zhaneta Metani, raporton Euronews.al.

Pas ekzekutimit të dyfishtë, autori u largua nga vendngjarja, por u dorëzua 2 orë më vonë në Policinë e Tiranës.

Motiv i ngjarjes së rëndë dyshohet se është bërë vendimi i bashkëjetueses së Ademit, Zhaneta Metani e cila kishte vendosur që të mos vazhdonte lidhjen mes tyre.

Foto: Euronews.al

Marketing