Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 16:00 ka ndaluar një ngasës automjeti për tejkalim shpejtësie në rrugën “Driton Islami”, ku në zonën e kufizimit 50 km në orë zhvilloi shpejtësi 111 km në orë.

Marketing

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet Q.J. (23) i shqiptoi gjobë 500 euro, pesë pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes, pasi veprimet e tilla rrezikojnë jetën tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion.

Marketing