Votuesit kanë hedhur poshtë qartë një ndalim të plotë të eksperimenteve mbi krijesat e gjalla në Zvicër. Është hera e katërt që zviceranët e hedhin poshtë këtë çështje.

Një projeksion i hershëm i publikuar nga instituti GfS tregoi se 79% e votuesve i kishin thënë “Jo” të dielën një nisme popullore që përpiqet të ndalojë çdo eksperiment mbi kafshët dhe njerëzit dhe të ndalojë importin e çdo produkti të ri të zhvilluar duke përdorur testime të tilla, transmeton albora.ch.

Mbështetësit kishin dashur të ndalonin testet, duke thënë se ato janë joetike dhe të panevojshme, por hasën në kundërshtim nga lobi i fuqishëm farmaceutik i vendit, i cili paralajmëroi për dëmin ekonomik që mund të shkaktojë një ndalim i tillë./albora.ch/

Marketing
Marketing