Frank Walter Steinmeier, është rizgjedhur për mandatin e dytë në postin e presidentit të Gjermanisë.

Marketing

Votimi për president u mbajt në Asamblenë Federale në Berlin.Atë e propozuan për mandatin e ri partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP, si dhe opozita CDU/CSU.

Ai u zgjodh në këtë post me 1 mijë e 45 vota. Nga 1 mijë e 437 vota, 1 mijë e 425 qenë të vlefshme, 12 të pavlefshme, 86 abstenime, transmeton albora.ch.

Frank Walter Steinmeier e pranoi zgjedhjen dhe falenderoi. Steinmeier tha se do të jetë President mbipartiak, por jo neutral, kur është fjala për demokracinë. Ai që angazhohet për demokracinë, më ka në anën e tij, ai që është kundër saj, më ka kundër, tha ai.

Por, shtoi ai, “ne jemi në mes të një rreziku të një lufte dhe për këtë Rusia mban përgjegjësi”./albora.ch/

Marketing