Torino ka marrë lajme të mira para ndeshjes së fundjavës me Lazion.

Marketing

Trajneri Ivan Juric do ta ketë në dispozicion për këtë takim futbollistin kosovar, Mërgim Vojvoda.

Gjatë mesjavës, mbrojtësi i krahut ka ushtruar për herë të parë bashkë e ekipin pas një lëndimi që e kishte pësuar gjatë përgatitjeve të verës në Widring.

Përfaqësuesi kosovar ka ushtruar i vetëm një kohë, ndërsa fakti që së fundmi po ushtron me ekipin, tregon se ai është shumë afër rikthimit në fushën e blertë, njoftojnë mediat italiane.

Madje, trajneri Juric mund t’i japë atij hapësirë për të luajtur kundër “Biancocelesti” ose nga fillimi, ose ta inkuadrojë atë në lojë në pjesën e dytë, varësisht nëse i nevojitet.

Mbrojtësi natyral i krahut të djathtë, i cili në Torino më shumë po luan në të majtë, ka qenë mjaft i rëndësishëm për ekipin “Granata” sezonin e kaluar dhe trajneri e ka besimin e plotë tek ai.

Vojvoda ka shfaqur siguri në fazën defanzive, por ka kontribuuar me harkime edhe në fazën ofanzive. 

Marketing