Një foshnje nga New Jersey ka blerë padashje mobilje me vlerë rreth 1600 euro, duke luajtur me telefonin e nënës së tij.

Marketing

Vogëlushi 22 muajsh ka prekur pa padashje disa butona duke blerë mobilje të ndryshme për shtëpinë, raporton washingtonpost, përcjellë albora.ch.

Fëmija kishte bërë porosi për karrige, stenda me lule dhe sende shtesë shtëpiake, me një numër të madh të tyre sa që mezi kalonin në derën e përparme.

Babi i vogëlushit Pramod Kumar tha se duke marrë parasysh që të gjitha fjalëkalimet gruaja i kishte të ruajtura në mënyrë automatike, cuni ka shtypur butonat padashje dhe ka blerë mobiljet./albora.ch/

Marketing