Momentet e fundit të jetës të një 70-vjeçari nga Çekia ishin në fluturim. Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ai dyshohet se pësoi arrest kardiak dhe për pasojë humbi kontrollin mbi parashutën.

Marketing

Ai ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku ka humbur jetën.

“Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën,” njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Marketing