14 Shkurti konsiderohet si ditë e rëndësishme për të dashuruarit. Kur bëhet fjalë për VIP-at, ata me projektet e tyre mund të surprizojnë jo vetëm personat e zemrës, por edhe publikun e gjerë.
Janë jo të paktë artistë shqiptarë që kanë paralajmëruar disa projekte që do t’i publikojnë pikërisht me këtë datë.
Këngetarja Dafina Zeqiri ka zbuluar se me 14 Shkurt do të publikojë këngën me titull “Mos e lëndo”. Duke u bazuar në këtë titull lë të kuptohet se ajo po përcjellë një mesazh për të dashuruarit që të respektojnë personin që kanë në krah.
Gjithashtu, Mozzik ka diçka për fansat në këtë datë. Bëhet fjalë jo për një këngë, por për një album me titull “Lamboziki”.
Ai ka zgjedhur të përfshijë në këtë album edhe duetet me Noizy-n dhe Elvanën.
Po me 14 shkurt edhe këngetari Elgit Doda ka paralajmëruar këngën e re. Ai ka publikuar një pjesë nga kënga në rrjetet sociale.
Edhe, Ardit Çuni po ashtu ka paralajmëruar një këngë. Pas daljes nga Big Brother VIP ai solli një duet me Çiljetën ndërsa tani do të publikojë këngën “Si ti”./albora.ch/