Marketing

Vdekja e vogëlushit 5 vjeçar Rayan, në një pus në Marok u bë temë po thuajse në gjithë botën, por tani Arabia Saudite dëshiron të shmangë këtë rrezik.

Autoritetet në Arabinë Saudite siguruan, mbushën qindra puse që nuk përdoreshin më. Siç njoftoi të dielën Ministria e Bujqësisë, janë siguruar gjithsej 2450 puseta, ndërsa të tjerat do të sigurohen në vazhdim. Qeveria i kërkoi popullatës të raportonte puse të rrezikshme dhe të pambuluara.

Fati i pesëvjeçarit Rayan kishte ngjallur simpati në gjithë Marokun dhe shumë më gjerë. Djali ra në një pus të thatë 32 metra të thellë. Pas pesë ditësh punë gërmimi për ta shpëtuar, fëmija u gjet i vdekur./albora.ch/

Marketing