6 humbje jete janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Marketing

Ndërsa sërish është shënuar një numër i lartë infektimesh, pas  6.757 testimeve të kryera, 1.905 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID, ku numrin më të lartë e mban Tirana me 823 të infektuar.

Sipas njoftimit të ministrisë 117 pacientë kanë kërkuar trajtim në spitalet COVID

Ndërkaq, në të gjithë vendin janë 16,507 pacientë aktivë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve./albora.ch/

Marketing