Nazif Tafa ka 50 vite që punon si saldator në Greqi, ku ka jetuar prej vitit 1992. Me rikthimin e tij në Berat, po përballet me veshtirësi që nuk i kishte parashikuar.
Në një intervistë për report-tv.al, ai thotë se nuk do asnjë lloj ndihme, vetëm të i lidhet energjia elektrike sepse do të punoj.
“Kërkojnë para që nuk i paguaj dot. Të gjitha thëniet e kryeministrit që tha kthehuni se do ju ndihmojmë, ja u kthyem, ju spo na lidhni dritat që të punojmë se unë kështu do e ushqej familjen” shprehet ai.
Me bashkëshorten e sëmurë e cila të vetmen të ardhur ka 3 mijë lekë nga KEMP-i dhe një djalë i cili pas studimeve universitare nuk arriti të gjej punë, Nazif Tafa e ka të vështirë të mbijetojë në Goriçan të Beratit./albora.ch/
Marketing
Marketing