Marketing

Luftimet në Ukrainë nga forcat ruse vazhdimisht po dokumentohen falë teknologjisë. Kështu qytetarët nuk kanë reshtur së filmuari qoftë momentet e sulmeve dhe agresionit, por edhe ato që përcjellin mesazhe mirëkuptimi dhe paqeje.

Në mediat sociale është publikuar një video në të cilën shfaqet një ushtar rus i dorëzuar.

Nga pamjet, pasi është dorëzuar, ushtarit rus qytetarët e Ukrainës i kanë dhënë ushqim, çaj të ngrohtë dhe më pas i kanë krijuar edhe mundësitë që të telefonojë nënën në Rusi dhe ta njoftojë që është mirë.

Pamjet tregojnë edhe një herë humanizmin e njerëzve në Ukrainë dhe dëshmojnë edhe një herë që armët po përdoren, por vetëm sepse lideri rus nuk u ka dhënë opsion tjetër veçse të mbrojnë veten dhe vendin. /albora.ch/

Marketing