Këshilli Qeveritar i Cyrihut ka miratuar një kontribut prej 1 milion franga (CHF) për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), shkruan srf.ch.

Marketing

“KNKK po punon me organizatat partnere në Ukrainë dhe po ofron mbështetjen e nevojshme urgjente”, shkroi Këshilli Drejtues në një deklaratë, transmeton albora.ch.

Paratë që qeveria e Cyrihut përdor si ndihmë urgjente për refugjatët e luftës nga Ukraina vijnë nga fondi i bamirësisë.

Shuma e miratuar prej një milion frangash korrespondon me shumën maksimale që mund të lëshojë këshilli qeveritar me autoritetin e tij.

Kantoni i Cyrihut po përgatitet gjithashtu të pranojë refugjatët e luftës, tha ai. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing