Reiz Luzhnica e Gadaf Muharremi janë dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët do të garojnë në zgjedhjet komunale në Cyrih nën petkun e Partisë Socialdemokrate.
Marketing
Përmes një postimi në facebook, Vetëvendosje ka bërë thirrje publike që të votohen këta dy kandidatë.
“I ftojmë mbështetësit e Lëvizjes që kanë të drejtë vote në zgjedhjet komunale në qytetin e Zyrihut (Zürich), të votojnë aktivistët tanë që kandidojnë në listat e Partisë Socialdemokrate. Reis Luzhnica garon në qarkun 3 dhe mban numrin 5 në listë, ndërsa Gadaf Muharremi garon në qarkun 12 dhe mban numrin 4 në listë”, thuhet ndër të tjera në postim./albora.ch/
Marketing