Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vend.

Marketing

Për fat të mirë nuk ka  asnjë viktimë, ndërsa po ashtu edhe rastet e reja janë ulur në vetëm dy të tillë.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 130 testime,  ka 2 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

27 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 130 testime, nga të cilët 2 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkinë e Durrësit dhe Vlorës.

Janë 141 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,751 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore               2

Të shëruar në 24 orë            13

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       130

Testime totale                   2,039,684

Raste pozitive                      333,490

Raste të shëruara                  329,751

Raste Aktive                             141

Humbje jete                              3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      117

Fier                           7

Vlorë                         5

Berat.                        3

Korçë.                        3

Lezhë.                       2

Shkodër.                    2

Durrës.                      2

Marketing