Një police nga Maryland e SHBA-së, rrezikoi jetën e saj për të shpëtuar një vajzë të vogël e cila po kalonte rrugën.

Marketing

Policja e identifikuar si Annette Goodyear, nuk hezitoj për të shpëtuar vajzën nga lëndimi, ndoshta edhe vdekja, ndërsa veprimi i saj u filmua nga kamerat e sigurisë dhe po bën xhiron e rrjetit, raporton dailymail, përcjellë albora.ch.

Goodyear i bëri sinjal mjetit që të ndalonte, në mënyrë që të linte adoleshenten të kalonte rrugën.

Megjithatë, pavarësisht sinjalit, makina e zezë hyri me shpejtësi duke përplasur policen e cila vendosi trupin e saj para për të shpëtuar të renë.

Sipas mediave të huaja, policja u plagos lehtë dhe u dërgua në spital, ndërsa nuk dihet ende nëse shoferi do të ndiqet penalisht./albora.ch/

Marketing