Marketing

Dhoma e Ulët e parlamentit në Rusi ka aprovuar një ligj që lejon dënimin me burg deri në 15 vite për këdo që përhap informacion “të pavërtetë.”

Nisur nga ky hap i ndërmarrë nga vendi, drejtuesi i përgjithshëm i BBC, ka bërë të ditur se korporata britanike e lajmeve do të pezullojë përkohësisht punën e të gjithë gazetarëve të saj në Rusi.

“Ky legjislacion duket se kriminalizon procesin e gazetarisë së pavarur”, thotë drejtori i përgjithshëm, Tim Davie.

Siç bëhet e ditur, BBC Neës në rusisht do të vijojë të transmetojë por nga jashtë Rusisë, kurse gazetarët në Ukrainë dhe kudo tjetër në botë do të vijojnë të raportojnë për luftën.

“Nuk na lë zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë përkohësisht punën e të gjithë gazetarëve të BBC Neës dhe stafit të tyre mbështetës brenda Federatës Ruse, ndërkohë që ne vlerësojmë ndikimin e plotë të këtij zhvillimi të padëshiruar. Shërbimi ynë i BBC Neës në Rusisht do të vazhdojë të funksionojë nga jashtë Rusisë. Siguria e stafit tonë është parësore dhe ne nuk jemi të përgatitur t’i ekspozojmë ata ndaj rrezikut të ndjekjes penale thjesht për kryerjen e detyrave të tyre. Do të doja t’u përgëzoja të gjithëve, për guximin, vendosmërinë dhe profesionalizmin e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për të vënë në dispozicion informacion të saktë dhe të pavarur për audiencën në mbarë botën, duke përfshirë miliona rusë që përdorin shërbimet tona të lajmeve. Gazetarët tanë në Ukrainë dhe në mbarë botën do të vazhdojnë të raportojnë për pushtimin e Ukrainës”. /albora.ch/

Marketing