Ministria e Brendshme e Gjermanisë bën me dije se më shumë se 18,000 njerëz kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që prej pushtimit rus 8 ditë më parë. Maximilian Kall, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane tha në një konferencë për shtyp në Berlin se 18,436 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Gjermani. Ai shtoi se rreth 15,000 njerëz janë shtetas të Ukrainës dhe rreth 3,000 njerëz janë banorë jo-BE.

Marketing

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka parashikuar në ditët në vijim, pritet një përkeqësim i situatës në Ukrainë. Pas takimit që pati me ministrat e NATO-s, sekretari përmendi edhe sulmin ndaj centralit bërthamor, duke thënë se ishte veprim i pamatur nga ana e Vladimir Putin.

Pushtimi rus i Ukrainës erdhi në ditën e nëntë. Pavarësisht dhjetëra sulmeve dhe dhunës në qytetet kryesore të vendit, kryeqyteti i Kiev-it po lufton kryesisht në periferi. Qendra e qytetit dhe ndërtesat kryesore të tij janë ende nën kontrollin e Ukrainës. Megjithatë, ekziston frika se një rrethim nga forcat ruse, mund të nisë në çdo moment. Si kryeqytet i Ukrainës, ndoshta do të jetë “vendi që vendos se kush e fiton luftën”.

Ushtria ukrainase ka bërë bilancet e fundit të humbjeve të ushtrisë ruse, të cilat kanë marrë përmasa të mëdha. Në ditën e nëntë të luftimit, Ukraina thotë se rreth 9,166 trupa ruse janë vrarë në konflikt. Kjo shifër u konfirmua edhe më herët nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Ukraina thotë se humbjet e tjera ruse përfshijnë të paktën 251 tanke, 33 avionë, 37 helikopterë, 404 automjete dhe 105 sisteme artilerie.

Grupi i punës në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia po punon nën kërcënimin e armëve. Lajmi është bërë me dije nga kompania drejtuese. Petro Kotin, kreu i gjeneratorit shtetëror të energjisë bërthamore Energoatom, ka thënë se forcat ruse “hynë në territorin e termocentralit bërthamor, morën kontrollin e personelit dhe menaxhimin e termocentralit”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar vendet fqinje të Rusisë të mos e përshkallëzojnë më situatën, duke shtuar më shumë kufizimet ndaj vendit të tij. Sipas Reuters, Putini e bëri paralajmërimin gjatë mbledhjes së qeverisë ruse këtë të premte. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing