Klajdi Kraja është 20-vjeçari që ndërroi jetë dy ditë më parë në Greqi, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Marketing

I riu shqiptar ishte duke udhëtuar me një motor në autostradën Patras-Pirgos të Greqisë, kur papritur u përplas me një fuoristradë, e cila lëvizte në drejtim të kundërt. Nga aksidenti mbeti i vdekur shqiptari, ndërsa pasagjeri dhe shoferi i fuoristradës mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Mediet vendase shkruajnë se Klajdi ndërroi jetë në vend, si pasojë e përplasjes fatale.

Klajdi ishte fëmijë emigrantësh, një i ri plot jetë, i guximshëm dhe luftëtar”, kështu është shprehur një  i afërm Klajdit.

“Prindërit e Klajdit jetonin në Alissos prej gati 30 vitesh. Një familje që e duan Greqinë si shtëpinë e tyre të dytë pas Shqipërisë. Klajdi ka një vëlla më të madh. Të dy ishin fëmijë të qetë, të mirë”, tha i afërmi për mediet greke.

Marketing