Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 73 vjeçare.

Marketing

Ministria e Çështjeve Presidenciale njoftoi se do të ketë 40 ditë zie zyrtare me flamuj në gjysmështizë dhe tre ditë mbyllje të ministrive dhe subjekteve zyrtare në nivel federal dhe lokal dhe sektorin privat.

Sheikh Khalifa ishte parë rrallë në publik që nga një goditje në tru në vitin 2014, me vëllain e tij, Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed që shihej si sundimtari de fakto dhe vendimmarrësi i vendimeve kryesore të politikës së jashtme.

Sipas kushtetutës, zëvendëspresidenti dhe kryeministri Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum, sundimtari i Dubait, do të veprojë si President derisa Këshilli Federal të mblidhet brenda 30 ditëve për të zgjedhur Presidentin e ri.

Sheikh Khalifa erdhi në pushtet në vitin 2004 në emiratin më të pasur Abu Dhabi dhe u bë kreu i shtetit. Ai pritet të pasohet si sundimtar i Abu Dhabit nga Princi i Kurorës Sheikh Mohammed./albora.ch/

Marketing