Ka vdekur një nxënës i klasës së 12-të në Shkollën e Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin  Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit. Mjekët emergjent  kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka shtuar tutje Borovci.

Ndërsa drejtori i kësaj shkolle, Skender Rudari, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

“E nderuar familja Krasniqi, me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të jetës së djalit tuaj e nxënësit tonë të klasës 12/7 Alton Krasniqi”.

“Andaj më lejoni të ju shpreh ngushëllime në emrin tim personal dhe në emër të gjithë profesorëve, nxënësve dhe punëtorëve tjerë të SHMP ‘Adem Gllavica’ në Lipjan”, ka shkruar Rudari.

Të ndjerin ka thënë se do ta kujtojnë përherë si nxënës të zgjuar, të urtë dhe të dashur për të gjithë. 

Marketing