Nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve mjeku që para disa ditësh, duke dashur ta shpëtojë jetën e tjetrit u aksidentua.

Marketing

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur më 30 qershor ku u përfshinë një veturë civile dhe një autoambulancë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

Ditë më parë ka humbur jetën edhe shoferi i autoambulancës së QMF-së në Gjakovë, Skofiar Gjini, transmeton Telegrafi.

Mentor Salihi, i cili ishte brenda autoambulancës që u aksidentua më 30 qershor në Gjakovë ka ndërruar jetë gjatë së martës.

Lajmin për vdekjen e Salihit e kanë dhënë familjarë e të afërm përmes rrjeteve sociale.

Marketing