Një vajzë e apasionuar pas lojërave, këngëtare, ku ishte pjesë në audicionin e The Voice dhe The X-Factor, vdiq papritur teksa luante në internet me miqtë deri në orët e vona të natës.

Marketing

Natanya Brook, 23 vjeç, e njohur si Tanya, vdiq teksa luante Xbox me miqtë në një dhomë të realitetit virtual, duke qëndruar zgjuar të paktën deri në orën 2 të mëngjesit në shtëpinë e saj në Aylesford afër Maidstone, Kent duke pirë vodka dhe Coca Cola, raporton dailymail, përcjellë albora.ch.

Të nesërmen në mëngjes nëna e saj, Jenny Brook, kontrolloi dhomën dhe e pa atë në shtrat. Ajo mendoi se ishte në gjumë, por disa orë më vonë kur u kthye dhe gjeti vajzën e saj në të njëjtin pozicion, e kuptoi se diçka nuk shkonte.

Zonja Brook thirri shërbimet e urgjencës, por Tanya u shpall e vdekur nga mjekët në vendngjarje.
Gjatë një hetimi, eksperti dëgjoi se si Tanya, ishte një lojtare e apasionuar që luante në një ekip në një nivel ‘shumë të mirë’.

Ajo ishte pjesë e një ekipi lojërash gjysmë-profesionale dhe i pëlqente të këndonte, pasi kishte marrë pjesë në audicion për The X Factor dhe The Voice.

Në fund të hetimit mjeku ligjor tha se ajo vdiq nga shkaqe të panjohura, natyrore, që ka të ngjarë të lidhet me epilepsinë./albora.ch/

Marketing