Agjencia gjermane e kontrollit të sëmundjeve raportoi 133,536 raste të reja të konfirmuara të COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 234 vdekje.

Marketing

Ministri i Shëndetësisë në këtë shtet paralajmëroi se deri në mesin e muajit shkurt, mund të ketë të paktën 400 mijë raste të reja në ditë.

Karl Lauterbach, paralajmëroi se ndërsa normat e shtrimit në spital janë aktualisht të ulëta, klinikat mund të shohin një tendosje të rëndë në javët e ardhshme, duke vënë në dukje se përqindja e njerëzve mbi moshën 50 vjeç që nuk janë vaksinuar është dukshëm më e lartë në Gjermani sesa në vendet e tjera evropiane, si Italia dhe Britania. / independent/

Sipas studimeve, Omicron ka më pak gjasa të shkaktojë sëmundje të rënda sesa varianti i mëparshëm delta. Omicron përhapet edhe më lehtë se llojet e tjera të koronavirusit dhe tashmë është bërë dominues në shumë vende. Ai gjithashtu infekton më lehtë ata që janë vaksinuar ose ishin infektuar më parë nga versionet e mëparshme të virusit./albora.ch/

Marketing