Tanimë është shfaqur edhe një varianti i ri i Covid-19, i quajtur BA.2, i cili është 1,5 herë më infektues sesa Omicron.

“Kemi të dhëna se është më i transmetueshëm, sidomos tek të pavaksinuarit, por infekton edhe personat me të treja dozat”, tha një nga krerët e autoritetit shëndetësor danez.

Marketing

Pavarësisht kësaj, Danimarka nuk e konsideron kërcënues variantin e ri dhe këtë javë njoftoi se do të heqë çdo masë shtrënguese kundër pandemisë, transmeton albora.ch.

Gati gjysma e shteteve të SHBA-së kanë konfirmuar praninë e BA.2 me të paktën 127 raste të njohura në mbarë vendin që nga e premtja.

Varianti BA.2 ka pesë mutacione unike në një pjesë kyçe të proteinës spike që virusi përdor për t’u lidhur me qelizat njerëzore dhe për t’i pushtuar ato./albora.ch/

Marketing