Një mërgimtar që jeton në Zvicër, ka shpërndarë në media faturën që ka paguar për 6 muaj për rrymë në shtetin zviceran.
Fatura 6 mujore për rrymën, e mërgimtarit nga Zvicra është 434 franga që në euro i bjen rreth 418 euro e 27 cent.
Nga një llogaritje del se mërgimtari nuk ka paguar as 70 euro në muaj gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore. Paga mesatare në Zvicër, sipas raportit të fundvitit 2021 të Zyrës Federale të Statistikave në këtë shtet, është 6,538 franga.
Ndërsa një tjetër mërgimtar që jeton në Finlandë tregon se për 3 muaj pagoi rrymë vetëm 90 euro.
Nga një përllogaritje del se mërgimtari ka paguar rreth 30 euro në muaj gjatë kësaj periudhe tre mujore.
Ai jeton në kryeqytetin finlandez Helsinki, ku standardi i jetës është shumë i lartë por fatura e rrymës mbetet e përballueshme për çdo qytetar.
Derisa në Kosovë me një pagë shumë më të ulët pritet të rritet çmimi i energjisë elektrike, ku ky vendim është pritur me protesta nga shumë familje kosovare./albora.ch/