Duke filluar prej filllimit të këtij viti, shteti Zviceran ka vendosur që ushtria të jetë në përdorim vetëm të aplikacionit “Threema”, i cili përdoret për qëllime shërbimi dhe kushton 4 franga, kështu duke e larguar nga përdorimi aplikacionin WhatsApp raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Marketing

Forcat e armatosura të agjencisë Keystone-ATS u shprehen se e kanë marrë këtë vendim pasi kështu ka më shumë siguri.

Sipas tyre Threema garanton më shumë siguri në lidhje me mbrojtjen e të dhënave, mund të përdoret në mënyrë anonime dhe është në përputhje me standardet evropiane dhe zvicerane, transmeton tutje albora.ch.

Dallimi i madh është se  “WhatsApp” përdoret falas, derisa aplikacioni “Threema” do të përdoret për komunikime zyrtare dhe do të kushtojë katër franga për cdo ushtar, ku kjo pagesë do të paguhet nga vetë ushtria Zvicerane./albora.ch/

Marketing