Duke rikujtuar që besimtarët myslimanë sivjet do të agjërojnë afër 15 orë në ditët më të gjata, është e nevojshme që të konsumojnë ushqimin i cili tretet ngadalë, duke përfshirë edhe ushqimin i cili përmban pejza ushqyese.

Marketing

Të shmanget ushqimi kalorik për iftar

Gjatë muajit të agjërimit rekomandohet ushqimi i pasur me vitamina dhe minerale. Të konsumoni sallatat e sezonit, pemët dhe perimet. Të shmanget ushqimi kalorik, me rastin e iftarit të shmangen pijet e gazuara, madje edhe pijet e ftohta. Konsumoni ujë të vakët dhe lëngje, bëni iftar me hurma. Ushqimi i yndyrshëm nuk i plotëson nevojat ditore të njeriut gjatë ditës. Ndër produktet ushqimorë të cilat organizmi i tret ngadalë bëjnë pjesë bizelja, elbi, gruri, fasulja, orizi./albora.ch/

Marketing