Edona Lalloshi, zëdhënëse e platformës muzikore digjitale “Premier Songs” mori pjesë në konferencën në Luzern të Zvicrës, të organizuar për karrierën e artistëve dhe krijuesve.

Marketing

Konferenca “E ardhmja në artin shqiptar” ishte një sukses në vete i këngëtares dhe i të gjithë artistëve pjesëmarrës.Entuziazmin për këtë konferencë e ka ndarë edhe Llalloshi.

“Në mesin e miqve dhe dashamirëve te artit, ndihem e privilegjuar dhe tejet e lumtur që mu dha rasti të shpalos inovacionin dhe kthesën historike për krijuesit dhe artistët e artit shqiptar e në veçanti atij muzikor, edukim, lexim, këshilla për nënat e reja, dhe më e mira, që të gjitha në gjuhën tonë të bukur shqipe” ka deklaruar Llalloshi.

Ajo gjithashtu ka shtuar se ky projekt do të jetë një rrugëtim drejt sukseseve të tjera të mëdha.

 Tejet e entuziazmuar që pas kësaj konference, për të gjitha temat e lartëcekura do të rrugëtojmë së bashku drejt sukseseve të mëdha.”

Konferenca paraqiti akomodimin e artistëve në trafikun e sotëm kaotik të komunikimit digjital.

Në të u diskutua edhe unifikimi i rrjetit të investitorëve artistik dhe krijuesve të profileve të ndryshëm siç janë shkrimtarët, kompozitorët, aktorët, regjisorët etj./albora.ch/

Marketing