Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jefrry Hovenier ka zgjedhur që përmes një videoje ta urojë Kosovën për 15 vjetorin e Pavarësisë. Përmes kësaj video, Hovenier ka treguar për mbështetjen që SHBA ka ndaj Kosovës.

Marketing

Por, ajo çka bie në sy është që, në një video as dy minutëshe, më saktësisht 1 minutë e 55 sekonda, pesë herë shfaqet figura e ish-presidentit, Hashim Thaçi, njëherit personit që shpalli Pavarësinë e Kosovës.

Ani pse ambasadori e përmendi në videon e tij, Thaçi nuk u zu në gojë nga krerët e shtetit në këtë ditë festive.

Në video shihen edhe figura tjera të rëndësishme të shtetit, si ish-presidenti, Fatmir Sejdiu e presidentja aktuale, Vjosa Osmani, por në asnjë sekuencë nuk shihet kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Marketing