Një komandant i lartë ushtarak rus është vrarë në një betejë në skajin e qytetit lindor të Ukrainës, Kharkiv, thotë ministria e mbrojtjes e Ukrainës, shkruan BBC.

Marketing

Gjeneralmajor Vitaly Gerasimov, shefi i shtabit të Ushtrisë së 41-të, vdiq së bashku me oficerë të tjerë rusë , thuhet në raport.

Rusia nuk ka komentuar, por nëse konfirmohet ai do të ishte oficeri i dytë i tyre i këtij rangu që vritet, transmeton albora.ch.

Ukraina ka nisur evakuimin e civilëve nga qyteti Irpin pranë Kievit dhe qyteti verior i Sumy.

Evakuimi vjen pasi zyrtarët rusë dhe ukrainas ranë dakord të krijojnë korridore humanitare.

“Që nga ora 09:30, më shumë se 150 njerëz janë evakuuar dhe aktivitetet janë duke u zhvilluar nga Irpin”, tha Guvernatori i Rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, cituar nga Reuters. /albora.ch/

Marketing