57 ukrainas janë vrarë si rezultat i sulmeve të Rusisë. Ministri ukrainas i Shëndetësisë, Viktor Lyashko, thotë se 169 persona janë plagosur.

Marketing

Lyashko, sipas agjencisë ukrainase të lajmeve, Interfax, tha se sistemi shëndetësor i vendit aktualisht është i qëndrueshëm

Ndërkohë, njerëzit që kanë marrë kujdes shëndetësor, janë këshilluar që të lirojnë shtretërit spitalorë për ata që mund të kenë nevojë për ta.

Rusia filloi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës të enjten, herët në mëngjes, duke bombarduar qytete dhe baza ushtarake nga ajri dhe toka, ndërsa banorët ukrainas u dyndën nëpër trena për t’u larguar.

Qeveria e Ukrainës thotë se tanket dhe trupat ruse kaluan kufirin duke filluar një sulm frontal, që mund të ndryshojë rendin gjeo-politike, me pasojat që kanë filluar të ndihen tashmë në mbarë botën./albora.ch/

Marketing