Marketing

Vendimi erdhi pasi u shpall gjendja e luftës, ku sipas ligjit përkohësisht i ndalohet kësaj grupmoshe të largohen nga vendi.

Që nga mëngjesi i së enjtes, Rusia ka depërtuar në Ukrainë me tanke dhe avionë nga veriu, lindja dhe perëndimi. Ka bombardime dhe sulme me raketa, të shoqëruara me sulme kibernetike. Disa baza ajrore ukrainase tashmë janë shkatërruar dhe dhjetëra ushtarë ukrainas dhe rusë kanë vdekur, transmeton albora.ch.

Sipas rojes kufitare ukrainase, trupat tokësore ruse kanë depërtuar në vend që nga mëngjesi i së enjtes. Forcat e armatosura të Ukrainës raportuan se disa avionë rusë u rrëzuan./albora.ch/

Marketing