Ukraina ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pas pushtimit të vendit nga Moska.

Marketing

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se vendi dorëzoi kërkesën e tij në gjykatën më të lartë të OKB-së në Hagë transmeton albora.ch.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin”, tha Zelensky.

Ai kërkoi që gjykata të urdhërojë menjëherë Rusinë të ndalojë pushtimin e saj dhe se vendi pret që gjyqet të fillojnë së shpejti./albora.ch/

Marketing