Juliette Stanjovic (13) është zhdukur në St.Gallen që nga pasditja e së shtunës. Vajza u largua nga vendbanimi i saj dhe nuk u kthye më transmeton albora.ch.

Marketing

Juliette Stanjovic u largua nga vendbanimi i saj në kantonin e St. Gallen rreth orës 13:00 të shtunën, më 26 shkurt 2022 dhe nuk është parë që atëherë. Pavarësisht hetimeve dhe kërkimeve të ndryshme policore, vajza nuk është gjetur ende, sipas policisë së qytetit St.

Juliette është rreth 155 centimetra e gjatë. Ajo ka flokë të gjatë dhe të errët dhe një shenjë lindjeje në anën e djathtë të fytyrës. Personi i zhdukur besohet të jetë i veshur me xhinse blu, një kapuç ngjyrë vjollce-blu, një xhaketë të zezë, një çantë shpine sportive dhe atlete të bardha.

Policia e qytetit St.Gallen po i kërkon ndihmë popullatës për të gjetur vendndodhjen e Juliette./albora.ch/

Marketing