Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se 10 persona janë vrarë nga forcat ruse në qytetin verior të Chernihiv.

Marketing

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, thuhet se sulmi ndodhi rreth orës 10:00 me orën lokale kur “ushtarakët e Forcave të Armatosura Ruse qëlluan mbi njerëzit që qëndronin në radhë për bukë pranë një dyqan ushqimesh”, shkruan BBC.

Mbetet e paqartë se si u vranë 10 personat, por reporterët e mediave lokale i kanë thënë BBC-së se ka të ngjarë që viktimat të jenë qëlluar nga artileria ruse e pozicionuar jashtë qytetit. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing