Marketing

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës do ta bëjë të vuaj edhe Ballkanin Perëndimor. Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, në konferencën për shtyp gjatë vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë.

Paralajmërimi i fortë i Borrell është se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor mund të preket gjithashtu dhe se sipas tij sot kjo duhet të konsiderohet më e rëndësishme se kurrë.

Ai vuri në pah nevojën e rritjes së ushtarëve në këtë rajon.

“Vala goditëse e luftës në Ukrainë do të prishë ekonominë botërore dhe do të krijojë efekte që shkojnë përtej territorit ukrainas. Kjo do të thotë se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor mund të preket gjithashtu dhe sot duhet të konsiderohet më e rëndësishme se kurrë. Dhe kjo justifikon “rritje të ushtarëve” në rajon.” u shpreh Borrel mes të tjerash./albora.ch/

Marketing