Presidenti ukrainas Zelensky është i gatshëm të diskutojë që Ukraina të mos kërkojë anëtarësim në NATO në këmbim të një armëpushimi me Rusinë.

Marketing

Kjo nënkupton tërheqjen e trupave ruse dhe një garanci për sigurinë e vendit.

Në një intervistë televizive Zelenski theksoi se marrëveshja finale e paqes duhet të vlerësohet nga populli ukrainas.

“U kam thënë grupeve negociatore, që kur të diskutojnë për këto ndryshime që mund të jenë historike do të kalojmë në një referendum”, tha Zelensky.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Biden përsërit shqetësimin se presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë kimike gjatë luftës./albora.ch/

Lexo edhe:

Rusia kalon në ‘Planin B’
Marketing