38-vjeçarja me iniciale E.V. ka rënë në prangat e policisë pasi i janë gjetur 10 pako lëndë narkotike.

Marketing

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë pasagjerët e autobusit të linjës Berat-Athinë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 38-vjeçares, e cila udhëtonte si pasagjere në këtë autobus është bërë e mundur gjetja e 10 pakove me lëndë të dyshuar narkotike, në 8 prej të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë (me peshë totale 4 kg e 160 gramë), ndërsa 2 pako kishin lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë totale 780 gramë).

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”./tvklan.al

Marketing