Dy dite më parë ndodhi një aksident tragjik përgjatë rrugës Pievaiola, pranë fshatit Strozcapponi, në komunën e Corciano, Itali.

Marketing

Njëmakinë ku ndodhej një shqiptar që po udhëtonte me 4 shokët e tij, doli nga rruga në një rrethrrotullim dhe u përplas me barrierat anësore.

Përplasja ishte fatale, ndërsa mori jetën e njërit prej të rinjve që ishin në mjet.

Viktima mësohet se është 23-vjeçari, Luka Cifci, i lindur në Greqi, por me origjinë shqiptare.

I riu shqiptar punonte si kuzhinier në një restorant, lindi në Athinë të Greqisë, por prej 10 vitesh banonte në Castiglione del Lago.

Prokuroria ka nisur po ashtu hetimet për të zbuluar nëse shoferi ishte nën efektin e alkoolit apo drogës në momentin e aksidentit.

Marketing