Joice Correia-Bickaj dhe Edon Bickaj ishin të ftuar në pjesën e dytë të emisionit të diasporës Fol Shqip Show.

Marketing

Çifti simpatik kanë folur për njohjen e tyre dhe atë se çfarë pasoi gjatë viteve të fundit.

Ajo se çfarë është e veçanta e këtij çifti është se Edon është shqiptar, kurse Joice  është braziliane.

Gjithashtu, Joice tashmë e ka mësuar gjuhën e bukur shqipe. Gjatë emisionit, ajo e ka prezantuar vetën.

“Unë jam Joice  nga Brazili. Burri im është Edoni”, është shprehu shkurt ajo.

No description available.
Fol Shqip Show

Ndërkaq, është pyetur se pse e ka marrë burrin shqiptar.

Ajo ka thënë se “nuk e di, e kam gjetur kështu”.

Ndërkohë, Edoni nga Gjilani ka treguar se si është njoftuar me gruan e tij braziliane.

“Na jemi njoftuar Juc, u kanë si në Instagram sot, Joice më ka shkruar “, tha Edoni.

Kurse, Joice shprehte se zakonisht nuk iu ka shkruar burrave, por për Edonin “zemra i ka thënë me i shkru”

“Kështu më shkrujti dhe ia ktheva  përgjigjen. Tani ja kem nis me shkru derisa jem bërë bashkë, ka kaluar një vit. Te na shqiptarët zor është me akceptu dikë në rreth dhe për këtë arsye jam vonuar pak. Tash jam shumë i kënaqët që e kam gruan”, shpjegon Edoni.

No description available.
Fol Shqip Show

Çifti janë martuar në 2016, ndërkaq dasmë ende nuk kanë bërë.  

Po ashtu, çifti Bickaj kanë zbuluar se çfarë kanë të përbashkët shqiptarët dhe brazilianët.

Për më shumë rreth çiftit mund ta shikoni në videon e publikuar nga Fol Shqip Show

Marketing