Këngëtarja çeke Hana Horka, një kundërshtare e vaksinimit kundër koronavirusit, ka vdekur në moshën 57-vjeçare pasi u infektua qëllimisht me virus për t’u bindur se ai ekziston, njoftoi familja e saj.

Marketing

“Ajo vendosi që do të jetonte normalisht me ne dhe do të preferonte ta merrte virusin sesa të vaksinohej”, shkruan dailymail.

Dy ditë para vdekjes, këngëtarja e grupit folklorik çek Asonance shkroi në rrjetet sociale: “Kam mbijetuar… Tani do të ketë koncerte, teatro, sauna, udhëtime në det”.

Në Republikën Çeke, prova e vaksinimit kërkohet për të hyrë në evente të ndryshme. Djali i saj fajësoi antivaksinuesit lokalë për vdekjen e nënës së tij dhe tha se ata e kanë “gjakun e saj në duart e tyre”./albora.ch/

Marketing