Pikërisht në përvjetorin e 554 të heroit të kombit Gjergj Kastrioti – Skenderbeu ani se nuk pati ndonjë aktivitet, dikush u kujdes që ‘ta shkrij’ në mënyrën më të mirë figurën e tij.

Marketing

Është ky artisti nga diaspora, Hysni Mehmeti. Përmes penes së tij unike, ai arriti që me aq delikatesë ta përshkruaj në mënyrën më të mirë të mundshme portretin e Skenderbeut.

Por, ky hero kombëtar nuk është figura e vetme shqiptare, ka edhe figura të huaja që u pikturuan nga artisti llapjan Mehmeti, i cili ka migruar së bashku me familje në Gjermani qysh në vitin 1991.

Artisti Hysni Mehmeti tregon se ka hiç më pak se mbi 400 vepra të bëra nga lapsi i tij.

Ai thotë për Albora.ch se portreti  i tij i parë ishte ai për figurën e Isa Boletinit.

“E zgjodha Isen sepse gjatë shkollimit kemi mësuar shumë për të dhe personazhi i Ises më ka mbetur në kokë, po ashtu edhe në filmin nëntori i dytë, pastaj gjithë atë talent e shkriva në portretin e Ises”, thotë ai.

Por, çfarë thotë artisti Mehmeti kur disa nga potretet e tij shfaqin figura politike.

“Nganjëherë e godas politikën, e nganjëherë e përkdheli politikën përmes ndonjë portreti. Këtë e bejë në mënyrë që publiku të zgjohet”.

Ai për t’i bërë veprat e tij kaq madhështore, përdor dy teknika.

“Dy teknika përdori, në shumicën e portreteve karbonos, është teknikë shumë e rëndë sepse thëngjilli është bukur vështirë të përpunohet. Po plotë herë vizatoj edhe me stilolaps”.

Jo vetëm kaq, artisti nga Podujeva ka shpirt human. Ai thotë se dëshira e tij mbetet që të gjitha këto të vepra t’i shes dhe të ardhurat të shkojnë direkt për bamirësi. /albora.ch/

Marketing