Sulmuesi i FC Baselit, Tician Tushi, është huazuar te skuadra e FC Winterthurit deri në fund të këtij sezoni.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare te klubit të Baselit.

“Sulmuesi Tician Tushi do të luajë në ‘Challenge League’ për FC Winterthurin si i huazuar deri në fund të sezonit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Baselit.

Tushi iu bashkua Baselit në dhjetor të vitit 2016 nga të rinjtë e Young Boysit. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2019 dhe në dy vjet e gjysmë ka luajtur në 12 ndeshje në të gjitha garat.

Ai do të luajë nën urdhrat e trajnerit Alex Frei, siç ka bërë kur ishte te të rinjtë e Baselit.

Frei ka qenë trajner i Tushit edhe kur futbollisti ishte pjesë e Wilit. Te të rinjtë e Wilit, 20-vjeçari Tushi ka shënuar pesë gola në 16 ndeshje. /albora.ch/

Marketing